Tragjedi në brigjet e Sirisë/ Fundoset anija, humbin jetën 73 persona midis tyre edhe fëmijë

23/09/2022 16:40

Dhjetëra emigrantë dhe refugjatë nga Libani humbën jetën nga përmbysja e varkës së tyre pranë brigjeve siriane.

Rojet bregdetare atje kanë nxjerrë trupat e pajetë të 73 personave, duket se vetëm 20 emigrantë i shpëtuan tragjedisë. Ata janë dërguar që të gjithë një spital në Tartus.

Sipas ministrit sirian të shëndetësisë, Hassan al-Wubah, bilanci i viktimave është ende provizor. Kufomat u gjetën në det, por ende nuk është sqaruar çfarë ndodhi me varkën.

Ministria siriane e Transportit, duke cituar të mbijetuarit, tha se varka u nis nga veriut i Libanit  me 120 deri në 150 persona në bord. Destinacioni i saj ishte Europa.

Libani po përballet me një prej krizave më të rënda ekonomike që nga viti 1850, shumë po përpiqen të largohen nga vendi. Përveç libanezëve, anijet shpesh transportojnë njerëz që tashmë janë refugjatë nga Siria dhe Palestina.

Sipas organizatave ndërkombëtare, vitin e kaluar 1900 vetë humbën jetën në Detin Mesdhe, por kjo është vetëm shifra zyrtare, sepse numri i vërtete, mund të jetë edhe më i lartë.

 

Top Channel