Mori hakun e babait! Shpallet në kërkim autori i vrasjes së 19-vjeçarit në Shkodër, të atin ia vranë para disa javësh

22/09/2022 19:20

Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje, e ndodhur disa ditë më parë në Shkodër. Xhenje u vra nga Bajram Cekorja, i biri i Ismet Cekorjes, pak javë pasi ky i fundit u ekzekutua në lagjen “Guerrile” të Shkodrës.

Policia thotë se nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se Çekorja, më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri 19-vjeçarin, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Si u vra Ismet Çekorja?

Rreth orës 15.00 të së premtes 57-vjeçari doli nga banesa për në market ku bleu disa birra, por nuk mundi dot të kthehej i gjallë në shtëpi. Autorët që dyshohet se kishin akses në kamerat e sigurisë në zonë u afruan me një motor me skafandër dhe qëlluan drejt tij duke e lënë të vdekur. Në këto kamera sigurie është fokusuar grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

Në polici u thirr për të dëshmuar edhe Alban Bruçi ndaj të cilit u bë një atentat më 25 gusht dhe si autor është shpallur në kërkim djali i viktims, Besnik Çekorja së bashku me Tornado Fushën.
Bajram Çekorja ka precendentë të mëparshëm penale dhe rezulton i arrestuar në 2016 për tenativë vrasje si dhe në 2019 si pjesë e një grupi kriminal.

4 ditë para vrasjes Ismet Çekorja, doli në një deklaratë për mediat ku i doli në mbrojtje të birit duke thënë se nuk kishte lidhje me atentatin ndaj Alban Bruçit të ndodhur në 25 gusht. Sipas tij familja Çekorja po sulmohej nga një grup banditësh të lidhur me njerëz me pushtet.

Top Channel