Sërish probleme me sistemin TIMS në pikat kufitare, në Kapshticë dhe Qafë Thanë po punohet me regjistra

17/09/2022 19:39

Sërish janë krijuar probleme me sistemin TIM-s në pikat kufitare të vendi tonë.

Aktualisht në pikat e Kapshticës dhe Qafë Thanës, po punohet me regjistra. Sistemi herë pas here ka probleme, çka ka detyruar punonjësit e pikave kufitare të funksionojnë me regjistra.

Vendi ynë është përballur prej javësh  tashmë me sulm ndaj sistemit TIMS, duke krijuar probleme në pikat kufitare të vendit.

Veç Shqipërisë, edhe shtet të tjera në Ballkan janë sulmuar, përfshirë Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Top Channel