Personi i akuzuar për sulmin me thikë të autorit Salman Rushdie e deklaroi veten si i pafajshëm të enjten  në gjykatë për akuzat për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë dhe sulm të shkallës së dytë.

Hadi Matar, 24 vjeç, nga Nju Xhersi, u shfaq para trupit gjykues në pranga,  me maskë dhe uniformë burgu me vija, në ato pak fjalë që tha, ai nuk e pranoi krimin.

Akuza për vrasje në tentativë, e cila lidhet me sulmin ndaj Rushdie, do të kishte një dënim deri në 25 vjet burg nëse i pandehuri shpallet fajtor, tha një prokuror në gjykatë.

Akuza për sulm, lidhet me lëndimet që një persont tjetër i pranishëm atë ditë në sallë , do të zgjasë deri në shtatë vjet, tha prokurori.Matar tashmë do të kthehet për një seancë tjetër muajin e ardhshëm.

Sulmi ndaj autorit, erdhi 33 vjet pasi Ayatollah Ruhollah Khomeini, atëherë lideri suprem i Iranit, nxori një fetua, ose dekret fetar, duke u bërë thirrje muslimanëve të vrisnin Rushdie disa muaj pasi u botua libri “Vargjet Satanike”.

Shumë myslimane i panë pasazhet në libër, rreth Profetit Muhamed si blasfemi.

Rushdie, i cili ka lindur në Indi , ka jetuar për vite të tëra me frikën e vrasjes,  dhe ka kaluar nëntë vjet i fshehur nën mbrojtjen e policisë britanike.

Top Channel