Një 65-vjeçar me inicialet I.Z është arrestuar ditën e sotme në Rrogozhinë, pasi tentoi ti fusë kanabis në burgun e Rrogozhinës familjarit të tij.

Ai së bashku me dy familjarë të tjerë M.Z dhe A.K është paraqitur në IEVP Rrogozhinë për të takuar shtetasin M.Z që vuan dënimin në këtë institucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një enë plastike me keçap dhe një enë plastike me majonezë u konstatuan 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike “canabis sativa”. Menjëherë kanë filluar veprimet e para proceduriale dhe bazuar në prova është kryer arrestimi i I.Z.

 

Top Channel