Rastet pozitivë me COVID janë rritur sërish në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 712 persona, ndërsa dy prej tyre kanë humbur jetën.

Ministria e Shëndetësisë ka kryer 1952 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 712 qytetarë, në këto bashki:

237 në Tiranë, 38 në Vlorë, nga 33 qytetarë në Fier, Lushnje, 31 në Durrës, 25 në Shkodër, 24 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 15 qytetarë në Korçë, Devoll, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, nga 11 qytetarë në Krujë, Kavajë, nga 10 qytetarë në Himarë, Kuçovë, 9 në Kamëz, nga 8 qytetarë në Kurbin, Bulqizë, Divjakë, Maliq, Peqin, nga 7 qytetarë në Malësi e Madhe, Vorë, Mallakastër, Selenicë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Delvinë, Përmet, Dimal, Gramsh, nga 5 qytetarë në Mat, Skrapar, nga 4 qytetarë në Vau i Dejes, Mirditë, Patos, Librazhd, nga 3 qytetarë në Kukës, Tropojë, Dibër, Këlcyrë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, 2 në Pukë, nga 1 qytetar në Shijak, Klos.

Gjithsej janë 3,490 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Viktimat janë një qytetar nga Tirana 73 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 77 vjeç.

Janë shëruar 551 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në 315,542 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Gusht 2022)

Raste të reja ditore             712

Të shëruar në 24 orë          551

Të shtruar në spitale            21

Humbje jete në 24 orë           2

Testime ditore                    1952

Testime totale               1,944,478

Raste pozitive                  322,605

Raste të shëruara              315,542

Raste Aktive                        3,490

Humbje jete                         3,573

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                      1,434

Fier                                                    468

Vlorë                                           312

Durrës                              293

Korçë                                           186

Gjirokastër                                     170

Elbasan                              154

Shkodër                                            152

Lezhë                                           136

Berat                                                 102

Dibër                                              59

Kukës                                             24

Top Channel