Ilustruese

Një 50-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit periferik të Tiranës në Lanabregas.

Viktima është ende i paidentifikuar, ndërsa policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Nuk dihet ende arsyeja e mbytjes së 50-vjeçarit në liqen, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 14.08.2022, në liqenin e fshatit Lanabregas, është gjetur dyshohet i mbytur, një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Po punohet për identifikimin e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“- thotë policia.

Top Channel