Plagosja e inspektorit të IMT, reagon ashpër Veliaj: Dënim maksimal për kriminelin që ngriti dorën ndaj punonjësve të shtetit

12/08/2022 20:10

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë ku një punonjës i IMT u plagos në krye të detyrës.

Duke i uruar shërim të shpejtë inspektorit Ilirjan Gavelli, Veliaj kërkon prej institucioneve të drejtësisë dënimin maksimal ndaj autorit i cili ishte skeduar edhe me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Reagimi i kryebashkiakut Erion Veliaj:

Shërim të shpejtë Ilirianit tonë të IMT pas plagosjes në krye të detyrës për infrastrukturën nga një person me precedent penal, tashmë në pranga!

I kërkoj organeve të drejtësisë rreptësi maksimale për kriminelin që ngre dorë për shkak të detyrës ndaj punonjësve të shtetit!

Prej 7 vitesh Bashkia e Tiranës nuk është tërhequr nga ASNJË projekt publik – as nga presidentët e lojtur, as nga rrugaçët më famëkeq të vendit! Ta harrojnë se e ndalin dot zhvillimin e qytetit si kriminelët ordinerë ashtu dhe ordinerët e politikës që frymëzojnë dhunën!

Jam më i bindur se kurrë se shumica morale dhe e ndershme e qytetit – që as zapton e as dhunon –  e do progresin dhe refuzon t’i nënshtrohet dhunës së rrugës e asaj politike! Ndaj dhe jam më i vendosur se kurrë t’i coj gjer në fund punët për një Tiranë që nuk ndalet!

Postimi i Veliajt

Top Channel