Foto/ Breshëri zbardh rrugët e Tiranës në mes të gushtit, moti me shi pritet të zgjasë deri në fundjavë

12/08/2022 14:23

Mesditën e sotme reshje të dendura shiu dhe breshëri janë regjistruar në rrugët e kryeqytetit, të cilat kanë bllokuar trafikun në vend.

Shirat dhe mori me vranësira janë parashikuar edhe për fundjavën, ku sinoptikani Hakil Osmani tha për Top Channel se rrebeshet afatshkurtra të shiut do të jenë më të dukshme mbrëmjen e së shtunës dhe mëngjesin e së dielës.

Reshjet do të jenë në një interval kohor tre katër orë, i cili do të sjellë intensitet mesatar në disa zona të izoluara të territorit shqiptar.

FOTO GALERI
1/48

Top Channel