Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës, ku një 55-vjeçar është vrarë me armë zjarri nga fqinji i tij.

Pas një sherri për drunjtë e zjarrit në një zonë të pyllëzuar autori Klodjan Keqi ka vrarë fqinjin, e identifikuar si Luan Hushi, me kallashnikov.

Viktima u qëllua në bark dhe fillimisht u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave.

Njoftimi policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel