Situatë e vështirë në fshatrat e Shkodrës/ Zjarrfikësit dhe ushtria rrethohen nga flakët, pritet ndërhyrja për shpëtimin e tyre
08/08/2022 14:44
Situata e zjarrit mbetet shumë e rëndë fshatin Vilze, të Shllakut në Shkodër, pasi kanë mbetur të bllokuar zjarrfikësit dhe vullnetarët në mes të flakëve.
Era e fortë i ka favorizuar akoma më shumë vatrat, për këtë arsye janë bllokuar rrugët dalëse të ushtrisë, zjarrfikësve dhe vullnetarëve.
Ata janë të rrethuar nga zjarri prandaj është kërkuar ndërhyrja emergjente e forcave shtesë zjarrfikëse me mjeteve per të zhbllokuar korridorin dalës dhe shpëtimin e tyre.
Top Channel