Klauzolë pro rikthimit në Europë, ish-lojtari i Chelsea pranë klubit londinez

05/08/2022 20:42

Ish-futbollisti i Chelsea, Willian është pranë rikthimit në Premier League teksa kanë nisur negociatat me klubin e Fulham që sapo është ngjitur në ligën elitare të Anglisë dhe kërkon të dhurojë një performancë pozitive për të mos përjetuar sërish Championship.

Aktualisht, braziliani është pjesë e Corinthians dhe ka ende 16 muaj të mbetur në kontratë. Mirëpo, në kontratën e 33-vjeçarit ekziston një klauzolë e cila e lejon atë të rikthehet në Europë. Me Corianthians, sulmuesi anësor ka realizuar vetëm një gol në 44 paraqitje megjithatë eksperienca e tij është e rëndësishme dhe nuk mund të nënvlerësohet.

Willian ka përjetuar një aventurë të shkëlqyer në Angli me Chelsean duke qenë se ka fituar edhe dy tituj me “BLutë e Londrës”, ndërsa ka një të shkuar edhe te Arsenal ku nuk mundi të shkëlqente./ Super Sport

Top Channel