Interperlanca/ Braçe: Skemat e subvencionit shumë të ngadalta! Krifca: Kriza në sektorin e bujqësisë, alarm i rremë

07/07/2022 14:17

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka qenë i ashpër në interperlancën e tij me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca, teksa ka folur për problemet që fermerët dhe bujqit kanë sot.

Sipas Braçes, kostost e prodhimit në bujqësi janë rritur disa herë, ndërkohë që nga ana tjetër çmimi me të cilin ata shesin prodhimet, është i njëjti ose më i vogël.

“Ku jemi me pagesat dhe sa ndihmë po u japim ekonomive bujqësore? Masat mbështetëse buxhetore marrin rëndësi jetike, nën pandemi dhe nën goditjen e fortë të rritjes së çmimeve. Subvencionet po ecin me ritme shumë të ngadalta, ndërkohë që jemi në korrik. Gruri u korr dhe misri po punohet pa asnjë subvencion”.

Ndërsa sipas ministres, teoria se bujqësia është në krizë është e rreme.

“Bërtitja me megafon nuk e shuan listën e argumenteve. Që prodhimi bujqësore është në pikiatë, është një alarm i rremë dhe i dëmshëm për mobilizimin kombëtar. Nuk ndihmon, por minon sigurinë ushqimore në vend”.

Sipas Krifcës, viti i kaluar ka qenë viti me mbështetjen më të madhe, që kur ka dalë skema mbështetëse, për fermerët, ndërkohë që shton se ka pasur rritje të eksporteve.

Top Channel