Të shtëna me armë kanë ndodhur në një plazh privat në afërsi të Radhimës.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për kapjen e autorit I cili ka arritur të largohet.

“Sot, rreth orës 12:30, në Radhimë, në afërsi të plazhit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka qëlluar me armë zjarri. Po kryhen verifikime nga shërbimet e Policisë, nese ka persona të dëmtuar. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit”, sipas policisë.

Top Channel