Ministrja e Financave: Akti normativ zgjidhje e problematikave/ Spaho: S’është normale që ministrja vjen me të njëjtin fjalim

30/06/2022 12:31

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u bëri thirrje deputetëve që të votojnë aktin normativ për kompensimin financiar të çmimit për materialet e ndërtimit.

Ajo theksoi se me aktin normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”, propozohet zgjidhje  e problematikave

“Në akt propozohet zgjidhje  e problematikave që nga rritja e çmimeve të bitumit, të zinkut, të tubave, e cila nuk nisi me luftën por në vitin 2021 nisur nga kërkesa e shtuar e  ekonomisë globale, nga rritja ekonomike pas ngadalësimit që pësoi pas pandemisë, nëse do u referohemi shifrave nga 20020 çimento 47.8% në krahasim me dhjetorin e këtij vitit 20%, me 30% në krahasim me dhjetorin e këtij viti. Kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri, në të gjithë botën në të gjitha vendet e rajonit. Ka krijuar një problematikë, rritja për materialet e ndërtimit t ka ngadalësuar një pjesë të kontratave publike . Kjo  situatë do të detyronte ndërprerjen e punimeve. Mosrealizimi në kohë i grafikut sjell nxjerrjen në papunësi një numër punonjësish. Ngadalësimi do të impaktonte të gjithë ekonominë shqiptare, 8.3% të prodhimit të brendshëm bruto. Ne po mbështesim ato biznese jo vetëm të ndihmojnë ekonominë shqiptare por edhe të mbajnë normën e punësimit. Ne kemi ngadalësim të investimeve publike,  kanë qenë dhe në mesataren e viteve të mëparshme kanë qenë më të larta”, tha ministrja.

Por fjala në foltore e ministres solli reagimin e deputetit demokrat, Edmond Spaho.

Spaho: Nuk është normale që ministrja vjen me të njëjtin fjalim, si atë të Butrintit,  të vijnë të thonë pesë gjëra, mund t’i kërkojë punonjësit në ministri  t’i shkruajë një fjalim, të rrimë në debat për çështjen dhe jo të fluturojmë tek çështje të tjera.

Top Channel