Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Arrest shtëpie për dy zyrtarët e sigurisë që shpërdoruan detyrën, pezullim për gjashtë policë!

27/06/2022 19:07

Zv/drejtori për rendin e sigurinë publike në Berat, Albert Nushi dhe ish Zv/drejtori për rendin dhe sigurinë publike në Elbasan, Nikollaq Palla janë dënuar me arrest shtëpie, pasi hetimet i nxorën fajtorë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, për çështjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër të tjerëve, ne prill të vitit të kaluar në Elbasan.

Albert Nushi dhe Nikollaq Palla ishin të parët në vendngjarje. Dëshmitë e tyre u bënë publike për herë të parë Top Story. Ata pretendojnë se kanë reaguar në kohë dhe kanë ndërmarrë veprimet e duhura, por hetimet kanë provuar të kundërtën.

Në vendngjarje ndodheshin së paku 10 punonjës policie. Gjykata ka caktuar masat e pezullimit nga detyra për gjashtë policisë, të cilat kanë qenë në detyrë ditën e vrasjes së Xhuvanit.

– Dedjon Duraku, 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

– Pëllumb Biçaku, 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

– Erjon Balla, 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

– Erjon Meçja,, 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

– Donald Dedja, 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

– Besmir Kadiu, 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe atë të “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Në funksion të hetimit, 2 javë më parë u rindërtua skena e vrasjes dhe u pyetën protagonistët, por edhe dëshmitarët e ngjarjes.

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.

Pas ngjarjes, në polici u vetëdorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi.

Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.

Në deklarimet e tij pas ngjarjes Gazmend Bardhi tha se përplasja mes dy grupimeve ndodhi pasi në makinën ku gjendej Xhuvani ishin evidentuar karta identiteti dhe para që sipas tij po përdoreshin për blerje votash.

Bardhi shtoi se të shtënat me armë u nisën fillimisht nga makina e Xhuvanit ndërsa grupimi i tij u vetëmbrojt.

Top Channel