Një perfeksionit mendon se duhet të arrijë kulmin në gjithçka që bën.

Ata janë të prirur për ta kontrolluar situatën dhe të jenë kritikë të mëdhenj të vetes dhe të të tjerëve. Personat e tillë përqendrohen në gabime, dhe gjëra që nuk janë bërë në më të mirën e mundshme, në vendet e punës.

A bëni pjesë në grupin e personave perfeksionistë?

Natyrisht, përkryeshmëria nuk është diçka e keqe. Dëshira për të qenë version më i mirë i vetes është prirje e mirë. E megjithatë, personat që kanë prirje për ta arritur të përkryerën kanë prirje po ashtu ta ekzagjerojnë atë. Sepse, gjatë gjithë kohës, në gjithçka që bëjnë, ata duan ta bëjnë më të mirën e të mirave. Pa dyshim, kjo mënyrë e të menduarit është krijuar nga shumë faktor: të jashtëm ose të brendshëm, e sidomos nga presioni social. Kur vjen puna këtu, ata i bëjnë vetes dëm duke kërkuar rezultate që nuk janë “me këmbë në tokë”, si për veten ashtu edhe për të tjerët. Kështu që, edhe niveli i stresit do të jetë më e lartë se zakonisht.

Melody Wilding, profesor i sjelljeve njerëzore në kolegjin “Hunter” dhe autore e e librit “Trust Yourself”, thotë që janë tri lloje të njerëzve perfeksionistë.

Perfeksionistët e përshkruar nga shoqëria

Këta persona janë shumë kritikë. Ata ndiejnë një presion të madh të jenë më të mirët dhe shqetësohen kur refuzohen nga të tjerët. Standardet e jashtme të cilat vijnë nga familja, kultura e vendit të punës, shoqëria etj., mund t’i dërgojnë në ankth dhe vetëbesim të ultë.

Perfeksionistë të orientuar nga të tjerët

Perfeksionistët që janë të orientuar drejt të tjerëve, mbajnë standarde të larta dhe mund të jetë kritikues dhe gjykues deri në atë pikë sa i çon në shkatërrim. Është e vështirë të ndërtohen lidhje të punës në këto kushte.

Perfeksionistët e orientuar nga vetja

Këta persona janë më të organizuar dhe të përkushtuar. Ata vendosin standarde të larta për veten, në jetesë dhe karrierë por, janë të gatshëm të shkojnë pas qëllimeve të tyre. Perfeksionistët e vetëorientuar, në përgjithësi kanë produktivitet më të lartë dhe sukses. Ata shfaqin emocione pozitive dhe motivim.

Karakteristikat e perfeksionistëve në punë:

Janë shumë kritikues
Udhëhiqen nga frika
Ngurrojnë
Standarde jo reale
Mbrohen

Rreziku i të qenit perfeksionist në punë

Në shumicën e rasteve, qëllimi për përkryeshmëri në vendet e punës është më i dëmshëm, sesa i dobishëm. Arsyeja është kjo: nxit nivele të mëdha të stresit.

Ngurrimi për detyrat e punës: Frika e dështimit, ju mban larg nga detyrat në punë.

Problemi me menaxhimin e kohës: Duke qenë se keni frikë nga dështimi, atëherë shumica e kohës ju shkon duke bërë hulumtime, improvizuar, rregulluar detajet dhe duke e përsosur prezantimin. Kjo e bën të vështirë t’i arrini afatet kohore të vendosura.

Shëndet jo i mirë: Për sa kohë që jeni gjatë gjithë kohës duke u shqetësuar dhe me stres, do të keni probleme edhe me gjumin. Në këtë mënyrë, stresi do t’ju ndikojë në shëndetin tuaj mendor e rrjedhimisht edhe në shqetësime të tjera shëndetësore.

Mungesë e rritjes: Nëse kritikat do t’i merrni si personale, do ta keni të vështirë të rriteni në vendin e punës.

Produktivitet i pamjaftueshëm: Stresi dhe ankthi janë shkaktarët kryesorë që nuk do t’ju lejojnë t’i prekni qëllimet.

7 hapa për t’u përballur me përsosmërinë

Jini të vetëdijshëm për cilësitë tuaja,
Lejoni veten të bëni gabime,
Përqendrohuni në aspekte pozitive,
Mësohuni t’i pranoni reagimet negative,
Vendosni qëllime të cilat arrihen,
Mos u frikësoni nga dështimet,
Jini të sjellshëm me veten!? Kosovapress

Top Channel