Vritet 30-vjeçari në mes të rrugës, autori u plagos nga policët pasi i kërcënoi me armë në Ferizaj

28/05/2022 10:06

Një ngjarje e rëndë tronditi mëngjesin e sotëm qytetin e Ferizajt, në Kosovë, ku një 30 vjecar u qëllua për vdekje me armë zjarri.

Policë të veshur civilë kanë ndërhyrë e i kanë kërkuar të dysharit të dorëzohet, por ai nuk është është e me pistoletën në dorë, i është kthyer dhe efektivëve, të cilët u kundërpërgjigjën duke e plagosur.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt bëhet e ditur se i dyshuari, është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet e para, rezulton se i dyshuari Qendrim januzi hapur zjarr ndaj viktimës, që vdiq nq vendngjarje, dhe nuk ka përfillur as urdhrat e policëve që e panë më arë në dorë dhe reaguan, duke i kërkuar të ndalojë. Motivi i ngjarjes nuk dihet ende, ndërsa dëshmitari që ndodhej me viktimën akoma nuk është intervistuar nga hetuesit.

Top Channel