15/11 11:02
Siç dihet deri më tani, bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës pritet të zhvillohen këtë javë në Turqi.
Zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov, ka thënë se me shumë mundësi bisedimet do të fillojnë ditën e nesërme dhe jo sot.
Ai tha se delegacioni rus mund të niset sot për në Turqi, vend i cili do të jetë pritës për zhvillimin e bisedimeve.
“Takimet ballë për ballë lejojnë zhvillimin e bisedimeve në një mënyrë më të fokusuar, më të ngushtë dhe kuptimplotë. Për fat të keq, nuk mund të themi se ka pasur ndonjë arritje apo përparim të rëndësishëm deri më tani,” tha ai.
Top Channel