Tirana-Kastrioti/ Sfida starton me vonesë, shkak mungesa e ambulancës

07/12/2021 17:04

Tirana përballet me Kastriotin në “Air Albania”, në një takim ku do të kërkojë fitoren, për të mos rrezikuar parakalimin nga Kukësi, ndërsa nga ana tjetër krutanët vijnë pas disa rezultatesh negative radhazi dhe kanë mbetur të fundit me 5 pikë.

Tirana-Kastrioti 0-0
17′ Kundërsulm i shpejtë i Tiranës, me Seferin që shërben për Limajn, por fantazisti bllokohet në momentin e fundit, duke humbur një mundësi të mirë shënimi.

10′ – Tentativa e parë e Tiranës, Totre fton në aksion Limajn, por goditja e mesfushorit përfundon shumë larg kuadratit të portierit Sali…

– Starton me rreth 7 minuta vonesë sfida në “Air Albania” dhe shkak u bë mungesa e ambulancës, që mbërriti me vonesë…

Formacionet zyrtare:
Tirana (4-2-3-1): Bekaj; Toshevski, Behiratce, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Totre; Limaj,
Gjumsi, Seferi; Ngo’o
Trajner: Orges Shehi
Kastrioti (4-3-3): Sali, Neziri, Kodra, Hussein, Prodani, Karakaçi, Basha, Ogebugu, Onanuga, Greca, Ajazi
Trajner: Ramazan Ndreu

Top Channel