Romeo Veshaj qëndroi shumë pak në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi banorët arritën ta dallonin, edhe pse është shumë i ngjashëm me Donaldin.

Ata panë ndryshime në sjelljen e tij duke vënë re se diçka nuk shkonte.

Më pas Beatrix po e shikonte me shumë çudi, ndërsa ishte Einxhel ,e cila e tha me zë të lartë që nuk është Donaldi. Ajo i kërkoi që të ngrinte bluzën dhe të tregonte tatuazhin.

Por në atë moment gjithçka u zbulua. Të gjithë filluan ta përqafonin mes të qeshurave dhe gëzimit.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel