Autori i dyshuar i konfliktit fizik me pasojë plagosjen e rëndë të 41-vjeçarit të ndodhur në një lokal në Elbasan është kapur pas disa orësh.

B.K., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Gjatë një konflikti fizik të çastit, ai rrëzoi në shkallë  A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë

Falë reagimit në kohë, kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.Ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti fizik të çastit, rrëzoi në shkallë shtetasin A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Top Channel