Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar turin e “Foltores” në një videokonferencë me simpatizantët e tij në shtetin amerikan të Nju Xhersit.

Duke e cilësuar lëvizjen e tij si më pro-amerikanen në historinë e Shqipërisë  Ish-kryeministri Berisha u shpreh se shpallja “Non-grata” nga Departamenti amerikan i shtetit është bërë nga lobimi i kundërshtarëve të tij:

 “Pas shpalljes time non grata nga Anthony Blinken i kam dërguar një letër sekretarit të shteti duke i shprehur se ishte keqinformuar në lidhje me akuzat ngritur kundër meje. Tre ditë më pas vetë Deparatmetni Shtetit pranoi se burimet e informacioneve ishin marrë nga NGO-të, burime qeveritare dhe mediat. A keni parë ju të dënoheni sepse dëshiron kundërshtari. Nuk ka pasur asnjë akuzë ndaj meje”, tha Berisha.

Për  kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, janë shpërndarë edhe karta me simbolet e partisë për të cilat  Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi thotë se janë nuk lejohet përdorimi i simboleve te partisë pa autorizim.

Për këtë shkak është dërguar kërkesa në degë për mbledhjen e informacionit për personat që e kryejnë këtë proces të paligjshëm.

Top Channel