Policia e Vlorës është duke kryer një aksion për evidentimin dhe sekuestrimin e lojrave të fatit që janë në lokale të ndryshme të Vlorës.

Deri më tani, raportohet se janë bllokuar disa lokale që kanë mbajtur materiale që kryenin veprimtarinë si dhe materialet.

Lojërat e fatit janë të jashtëligjshme në vendin tonë, që prej vitit 2018 por duket se për shumë bizneseve nuk është e vështirë ta vazhdojnë këtë aktivitet në ambientet e tyre.

Shpesh policia ka kapur persona të cilët në subjekte private në dhoma të fshehur larg syve të njerëzve, zhvillojnë aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit si poker, lojëra me kompjuterë elektronikë dhe lojëra të tjera.

Top Channel