U gjend i dekompozuar në kanal, identifikohet viktima. Policia: 70-vjeçari vuante nga skleroza, i biri denoncoi një ditë më parë

29/11/2021 22:34

Policia ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Mullaj të Fierit, ku u gjet trupi i dekompozuar i një shtetasi, në një kanal me ujë.

Ai është identifikuar si shtetasi me inicialet S.P., 70-vjeç, banues në lagjen ’15 Tetori’ në Fier.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se djali i viktimës ka bërë kallëzim në polici që prej datës 28.1022021 se i ati ishte larguar nga banesa e nuk ishte kthyer më.

Më tej, mësohet se viktima vuante nga sëmundja e sklerozës, ndërsa nga këqyrjet e kryera nga ekspertët mjeko ligjor mësohet se në trupin e 70-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, u bë identifikimi i shtetasit i cili u gjet i dekompozuar në një kanal në fshatin Mujalli, shtetasi S. P., 70 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Fier, për të cilin djali i tij ka bërë kallëzim në Polici në datë 28.10.2021 se i ati (i cili vuan nga sëmundja e sklerozës) është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më”, njofton policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Top Channel