Një tjetër aksident është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Lezhës në aksin rrugor Lezhë-Balldre.

Një automjet është përplasur me një motoçikletë në fshatin Balldre ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit dhe gjendja e të plagosurit.

Akset rrugore Lezhë-Shkodër dhe Lezhë-Milot mbeten problem për shkaktimin e aksidenteve.

Rrugët pa standarde dhe kryqëzimet që të lidhin me superstradën mbeten problematike, duke përgjakur shpesh rrugët dhe duke shtuar viktima çdo ditë. Sipas drejtuesve të mjeteve shkak për këtë mbeten parametrat e rrugëve dhe mungesa e fushë pamjes apo sinjalistikës.

 

 

Top Channel