Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtuesit e rinj të disa komisariateve në Qarkun e Tiranës (Emrat)

27/10/2021 14:16

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano këtë të mërkurë ka vijuar me ndryshimet e drejtuesve të strukturave vendore të Policisë së Shtetit në qarkun e Tiranës.

Ndryshimet janë bërë në kuadër të analizës së bërë në Policinë e Shtetit, ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se këto lëvizje do i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

Në Tiranë janë emëruar 5 lëvizje në komisariate. Dy emërime janë bërë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Agim Hoxha dhe Edmond Meshini, me detyrë specialist. Kurse Julian Qyta është emëruar me detyrë shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

Ndryshimet kanë prekur edhe komisariatin e Kavajës dhe Shijakut. Komisar Sali Skura është emëruar në krye të Komisariatit Shijak, ndërsa Emiljano Pashaj në Komisariatin e Kavajës.

1.Bujar Mehmeti – Komisariati nr. 1

2.Edmond Pjetri – Komisariati nr. 2

3.Altin Lila – Komisariati nr. 3

4.Petrit Halo – Komisariati nr. 4

5.Oliger Torba – Komisariati nr. 5

6.Sali Skura – Komisariati Shijak

7.Emiljano Pashaj – Komisariati Kavajë

8.Agim Hoxha – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

9.Edmond Meshini – Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

10.Julian Qyta – Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

Kujtojmë se më parë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano prezantoi disa ndryshime dhe emra të rinj. Ai theksoi se këto ndryshime vijnë në funksion të prioriteteve të reja që ka përcaktuar qeveria shqiptare për Policinë e Shtetit, si dhe me qëllimin për t’i dhënë një impuls të ri personelit policor.

Ndryshimet vijnë edhe në kuadër të emërimit të ri të Gledis Nanos si Drejtor i Përgjithshëm në Policinë e Shtetit, ndërsa është plotësuar edhe 100 ditëshi i vendosur nga kryeministri Edi Rama për riorganizimin e policisë dhe vendosjes së prioriteteve të qarta. Kryeministri kërkoi që punonjësit e policisë të përfshirë në afera korruptive, ryshfeti dhe ata oficerë që “luajnë me dy porta”, të largohen nga radhët e uniformave blu dhe të dalin përpara përgjegjësisë penale.

Top Channel