Kërkesa e SPAK për të pushuar hetimet kundër 19 personave të dyshuar për bandë të armatosur dhe vepra terroriste nuk është pritur mirë nga 81-vjeçari Vangjel Vaso, që është njëri nga emrat në listën e të hetuarve.

I moshuari kërkon që çështja e tij të sqarohet një herë e mirë dhe të mos hapet e mbyllet vazhdimisht. Siç ndodhi 27 vite nga sulmi i armatosur në repartin e Peshkëpisë në Gjirokastër ku u vranë komandanti i repartit, Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini si dhe u plagosën Ardian Velamishi, Janaq Zaka dhe Frederik Kalemi.

Emir i të moshuar që në atë kohë ishte i angazhuar si punonjës në doganë është në të njëjtën dosje klu gjenden edhe të dyshuarit e tjerë si shtetasi Xhorxhis Anastasulit, Apostol Karavelis, Mario Kutulla, Dhionis Afred Bejler, Thanas Guda, Harallamb Papa, Adreas Kokaveshi, Angjelo Mihallaq, Andon Kokaveshimartilajn Lami, Theofan Papa, Kristaq Nasi, Jorgo Kristo, Jorgo Papa, Aqile dhe Jorgos Marku dhe Koco Papanda, për të cilët SPAK arsyeton se kanë kaluar afatet.

Top Channel