Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orëshin e fundit në vend janë shënuar 672 raste me covid dhe kanë humbur jetën 5 qytetarë.

Nga 4050 testime, kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 672 qytetarë, në këto bashki: 293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë, në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.

Janë 7,431 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 172,958 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 672
Të shëruar në 24 orë 494
Të shtruar në spitale 158
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 4050

Testime totale 1,293,570
Raste pozitive 183,282
Raste të shëruara 172,958
Raste Aktive 7,431
Humbje jete 2,893

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3784
Fier 891
Durrës 721
Shkodër 477
Elbasan 310
Vlorë 244
Gjirokastër 241
Korçë 196
Lezhë 189
Berat 161
Kukës 147
Dibër 70

Top Channel