“Shkollat do kalojnë në pronësi të bashkive”/ Ahmetaj tregon si do bëhet shpërndarja e qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti në shtëpitë e reja

27/10/2021 13:52

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dhënë dy lajme të mira për qytetarët. Së pari kemi të bëjmë me kalimin e shkollave në pronësi të bashkive, duke siguruar mirëmbajtjen e tyre.

Ndërsa lajmi i dytë i mirë vjen në procesin e rindërtimit, ku 1050 familje do futen në shtëpitë e reja.

“Filloi procesi i kalimit të shkollave në pronësi të bashkive. Po flasim për përfundimin e një numri të madh të shkollave.

-Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për rindërtimin për familjet e dëmtuara nga tërmeti i para dy viteve. Ne kemi procesuar për të kaluar në pronësi të plotë të qytetarëve të familjeve të dëmtuara njësi individuale, shtëpi në shumë territore. Ka dy korsi si do bëhet shpërndarja. Lista prioritare ku trajtohen familje me ndihmë ekonomike, për këto shpërndarja bëhet menjëherë, ndërsa për pjesën tjetër shpërndarja do bëhet me short publik transparent. Në 20-26 nëntor do shpërndarjen 1050 apartamente dhe shtëpi individuale”, tha Ahmetaj.

Top Channel