“SPAK në sytë e medias” është aktiviteti që po zhvillohet sot me përfaqësues të medias dhe Prokurorisë së Posaçme.

Eksperti ligjor që ka kryer studimin 20 mujor për aktivitetet e SPAK, BKH dhe GJKKO, Embro Ahmetaj tha në konferencën e përbashkët  se SPAK ka ngarkesë dhe duhet të plotësohet sa më shpejt BKH-ja.

Sipas përfundimeve, mungesa e kësaj strukture dhe asistenca ka sjellë vështirësi në aspektin hetimor dhe organizativ, ndërsa është shumë e domosdoshme plotësimi i organikës së BKH me numrin e parashikuar prej 60 hetuesish.

“SPAK ka ngarkesë, por duhet të plotësohet sa me shpejt BKH . Në fund të vitit 2020 rezulton se puna u dyfishua në 580 çështje me nga 40 çështje për prokuror te posaçëm. 62 janë kallëzime nga qytetarët, organet e zbatimit të ligjit janë vetëm 23 dhe janë relativisht ulët. Është një mesatare, nuk është aty ku duhej të ishim. Në analizë janë mbartur 247 nga viti 2020, por nuk ka të bëjë me periudha 1 vjeçare, sepse afatet e çështjeve përcaktohen”, tha Ahmetaj.

Pas monitorimit 20 mujor, të ndarë në dy vite të Prokurorisë së Posaçme janë nxjerrë disa përfundime:

-Është penguar veprimtaria hetimore nga vonesat për krijimin  dhe plotësimin e strukturës së Prokurorisë së Posaçme.

-Vonesa në procesin e rivlerësimit të disa prej kandidatëve, hezitimi për të aplikuar dhe vonesat në procedurat administrative të verifikimit të KLP, kanë sjellë si pasojë vështirësi në aspektin organizativ dhe hetimor të Prokurorisë së Posaçme.

-Vonesat në krijimin e prokurorisë sollën pasojë dhe vonesa në krijimin e strukturës ndihmëse hetimore të BKH. Mungesa e kësaj strukture dhe asistenca ka sjellë vështirësi në aspektin hetimor dhe organizativ.

-Me qëllim përshpejtimin e procedurave dhe hetimeve të çështjeve, është e domosdoshme plotësimi i organikës së BKH me numrin e parashikuar prej 60 hetuesish.

-Prokuroria e Posaçme duhet të përfundojë procedurat për stafin ndihmës administrative dhe marrjen e masave të shpërndarjes së të gjithë buxhetit të parashikuar. Ngarkesa e çështjeve të prokurorëve të posaçëm për vitet 2020 -2021 luhatet mes 40-46 çështje në hetim.

-Në këtë analizë nuk janë marrë në shqyrtim numri i çështjeve bë gjykim në tre shkallët e gjyqësorit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel