COVID-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 659 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

20/10/2021 18:01

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 659 raste të reja dhe 8 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 6397 pacientë aktivë me COVID19.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç.

Ndërkaq, janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3934 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 659 qytetarë, në këto bashki:
316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës, nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin.

Statistika (20 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 543
Të shtruar në spitale 146
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3934

Testime totale 1,269,535
Raste pozitive 179,463
Raste të shëruara 170,217
Raste Aktive 6397
Humbje jete 2,849

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3115
Durrës 742
Fier 724
Shkodër 486
Elbasan 233
Berat 221
Gjirokastër 186
Lezhë 182
Korçë 172
Kukës 151
Vlorë 121
Dibër 64

Top Channel