Aksion antidrogë pas vrasjes së oficerit Saimir Hoxha/ Policia zbarkon në Lezhë, arrestohen 7 persona

20/10/2021 07:46

Policia po zhvillon një aksion antidrogë në qytetin e Lezhës me urdhër të SPAK.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, deri në këto momente janë shoqëruar 7 persona. Top Channel ka mësuar emrat e personave të arrestuar të cilët janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj, Pashk Lala, Miri Rrapi dhe Aleks Kedheli.

Personat akuzohen si pjesëmarrës në grup të strukturuar kriminal për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, hashash. Ky është operacioni më i madh antidrogë i bërë në Lezhë me urdhër të SPAK dhe vjen pas vrasjes së policit Saimir Hoxha që së bashku me dy kolegë asgjësuan një parcelë hashashi.

Kujtojmë që oficeri Saimir Hoxha u vra në fund të muajit të kaluar nga 21-vjeçari Aldi Rama. Rama pasi refuzoi të kontrollohej nga policia qëlloi 2 herë ndaj oficerit dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas disa orësh ndjekje, 21-vjeçari nuk pranoi të dorëzohej dhe ka qëlluar veten.

Lexoni edhe: “Nuk jam për tu kontrolluar…”/ Policia jep detajet e vrasjes së Saimir Hoxhës, nga ndjekja e makinës së antidrogës tek biseda me Aldi Ramën. Gjithçka ndodhi dje në Lezhë

Top Channel