Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin.

45 vjeçari, njofton policia është ende i paidentifikuar, ndërsa shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës.

Peqin/ Informacion paraprak

Në lagjen Çezmë, Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, është gjetur i vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, një shtetas rreth 45 vjeç, ende i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë krehjen e zonës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Top Channel