Në emisionin “Top Talk” me Denis Dyrnjanë, u fol për skandalin Pandora Papers, në të cilën është përfshirë edhe biznesmeni shqiptar Vasil Kallupi.

Kryeredaktori i BIRN, Besar Likmeti bëri të ditur se SPAK ka nisur një vlerësim të të dhënave që janë bërë publike, por kërkon më shumë kohë deri në regjistrimin e një procedimi penal.

SPAK ka nisur një vlerësim të dokumenteve që janë bërë publike nga Pandora Papers, por kërkon më shumë kohë deri në regjistrimin e një procedimi penal. Është ai vlerësimi paraprak që bëjnë prokurorët, por di që është ngarkuar një Prokuror për këtë çështje”, tha Likmeti..

I pyetur nëse pas biznesmenit Vasil Kallupi qëndron Fatos Nano, Likmeti tha se: “Zoti Malaj i përkiste kabinetit të Nanos. Nuk kemi thënë që pas Kallipti qëndron Fatos Nano në këtë transaksion. Kemi bërë një rezymeje të lidhjeve politike dhe ajo që kemi mësuar është që ky ka pasur një afërsie me Fatos Nanon. Por edhe në shkrim bëhet e qartë që Kallupi mban një profikl të ulët dhe nuk është një biznesmen i mirënjohur në Shqipëri”.

I pyetur nëse 13 kompanitë që janë të dyshuara se janë të implikuara në këtë hapësirë janë shqiptare apo të huaja, Likmeti u shpreh: “Ka më shumë se 13 entitete, kompani, që janë të regjistruara në offshore dhe mund të jenë të lidhura më Shqipërinë se aksionerët janë shtetas shqiptarë, ose kanë adresa dhe aktivitet në vend ose kanë kryer transaksione me kompani që punojnë në Shqipëri”.

Top Channel