Emri+Foto/ U qëllua për vdekje, ja kush është oficeri i krimeve që kishte dalë për kontroll të bimëve narkotike

28/09/2021 10:59

Të shtëna me armë janë dëgjuar pak minuta më parë në Ishull Lezhë, ku ka ndërruar jetë oficeri i Krimeve.

Burime bëjnë me dije se një polici i identifikuar si Saimir Hoxha, 44 vjeç ndërroi jetë rrugës për në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, kur u qëllua me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Saimir Hoxha

Top Channel