Dita e sotme ka shënuar numrin më të madh të të vdekurve në 24 orë në vendin tonë që prej shfaqjes së COVID.

11 qytetarë nuk kanë mundur t’i mbijetojnë virusit të padukshëm,  4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1  nga Kurini 73 vjeç, 1  nga Kavaja 74 vjeç, 1 nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç.

Nga 3345 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 539 qytetarë.

211 raste janë në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje, 16 në Shkodër, 14 në Krujë, 13 në Vlorë, 12 në Korçë, 9 në Lezhë, nga 8 raste në Kamëz, Vorë, Mat, nga 7 raste në Kurbin, Kavajë, nga 6 raste në Delvinë, Gjirokastër, nga 5 raste në Mirditë, Dibër, Bulqizë, nga 4 raste në Vau i Dejës, Kukës, Poliçan, nga 3 raste në Gramsh, Sarandë, Malësi e Madhe, Pukë, nga 2 raste në Tropojë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Cerrik, Dimal, Maliq, Selenicë, Klos.

Janë 11,634 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 839 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 153,619 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 167,893 raste pozitive në vendin tonë, ndërsa nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë luftës me pandeminë 2,640 qytetarë.

Statistika (26 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 539
Të shëruar në 24 orë 839
Të shtruar në spitale 222
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3345

Testime totale 1,184,815
Raste pozitive 167,893
Raste të shëruara 153,619
Raste Aktive 11,634
Humbje jete 2,640

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5041
Fier 1139
Durrës 1088
Shkodër 1083
Vlorë 681
Elbasan 603
Lezhë 487
Berat 462
Korçë 329
Kukës 284
Gjirokastër 220
Dibër 217

Top Channel