Kryeministri Edi Rama sërish ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen në vend.

Sipas tij, numri i të vaksinuarve ka shkuar në 1 milion e 700 mijë numri i vaksinimeve kundër COVID të kryera në vend.

“Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë. 1 700 000 vaksinime kundër COVID”, shkruan Rama.

Muaji shtator është muaj i hapur vaksinimi për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, ndërkohë autoritetet kanë vendosur vaksinë me detyrim për ekipet mjekësore, arsimtarët dhe studentët.

Numri i vaksinave të mbërritura në vend ka shkuar në 2.045.310, ndërsa 6 ditë më parë mbërritën 31.590 doza Pfizer.

Prej ditësh vendi ynë po përballet me shifra të larta të infektuarish dhe viktimash nga COVID, ndërsa të shtruar në spitale janë 214 të prekur.

Vendi ynë ka shënuar 167,354 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë, ndërsa janë shëruar 152,780 qytetarë.

Numri i rasteve aktive është 11,945 dhe 2,629 të prekur kanë ndërruar jetë deri tani.

Top Channel