Grupi Parlamentar i PD: Nuk njohim vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje ‘online’

25/09/2021 12:07

Grupi Parlamentar i PD ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje ‘online’ të komisioneve.

Është  vendim që bie ndesh me rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën për qytetarët. Deputetët e opozitës do të jenë prezent fizikisht në mbledhjet e komisioneve”.

Kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha dhe deputetët në mbledhjen e sotme të grupi, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Top Channel