Marrëveshje për menaxhimin e mbetjeve/ Veliaj vizitë në Verona, edhe për marrëdhëniet

24/09/2021 14:37

Tirana dhe dy qytete italiane Verona dhe Vicenza do të zgjerojnë më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ndodhet për një vizitë atje ku dhe ka biseduar për ta rritur bashkëpunimin në fushën e mbetjeve.

Ishte kënaqësi e veçantë sot të vizitoja mikun tim, kryetarin e Bashkisë së Viçencës për ta falënderuar për gjithë komunitetin shqiptar që jeton këtu, që janë të integruar e që janë kthyer në një histori suksesi, ku disa prej tyre punojnë në komunën e Viçencës, ndërkohë që kemi edhe një krushqi, nëse mund ta quajmë krushqi tregtare, duke qenë se komuna e Viçencës dhe komuna e Veronës janë bërë ortak në menaxhimin e shërbimeve të qytetit, përfshirë edhe atë të pastrimit, janë automatikisht edhe ortakët tanë të rinj në pastrimin e qytetit të Tiranës. Duke qenë se sot kishim një takim të marrëdhënieve tona të menaxhimit të këtyre shërbimeve, sidomos të pastrimit të Tiranës, dyfishimin e territorit që tani do të pastrojë ‘Eco Tirana‘” u shpreh Veliaj pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Vicenzës Francesco Rucco.

Perveç Veronës, kompania “Eco Tirana” do të bashkëpunojë edhe me bashkinë e Vicenzes.
Veliaj ka ftuar homologun e tij ne Vicenza të vizitojë Tiranën dhe të nxitet bashkëpunim edhe në fusha te tjera. Veliaj u ndal në merkaton e qytetit të Veronas, ku tha se do të jetë një pikë referimi për tregun agroushqimor që do të hapet në zonën e Farkës.

Ndërsa kryebashkiaku i Vicenzës Francesco Rucco, u shpreh i gatshëm për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin lokal mes dy vendeve. “Sigurisht, do kem rastin për të vizituar dhe për të parë se si Tirana ka ndryshuar falë kryebashkiakut përgjatë këtyre viteve e po ashtu do tentojmë të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në aspektin industrial, pasi shoqëritë tona janë shoqëri të shëndosha, që punojnë mirë. Kjo është edhe një mundësi që të dy qytetet, Vicenza dhe Tirana të mund të bashkëpunojnë për Kryeqytetin e Rinisë akoma më mirë se me Kryeqytetin e Kulturës, ku jemi pjesëmarrës dhe kemi një shkëmbim kulturor mes dy realiteteve që janë shumë afër dhe që kanë ndihmuar njëra-tjetrën edhe në momente të vështira. Dua të kujtoj se populli shqiptar i ka ardhur në ndihmë Italisë, përgjatë momentit më të vështirë të Covid në disa qytete italiane dhe kjo nuk mund të harrohet”, u shpreh Rucco.

Veliaj u ndal edhe në merkaton e qytetit të Veronës, për të cilën tha se do jetë një pikë referimi për tregun e madh agroushqimor që Bashkia e Tiranës po hap në Farkë.

Një projekt të ngjashëm ne po e bëjmë në Farkë. Tashmë kemi marrë tokën, kemi filluar edhe garën dhe duam të mësojmë nga më të mirët. Ne kemi produkte të jashtëzakonshme në të gjithë luginën e Erzenit përreth Tiranës, por shumë prej fermerëve tanë detyrohen t’i shesin nën kosto në pikat private të grumbullimit. Ashtu siç kemi bërë edhe me pastrimin dhe parkimin e qytetit, edhe tregu i shumicës synon të lehtësojë jetën e fermerëve tanë të vegjël dhe të sigurohemi që ekonomia e qytetit dhe pjesës urbane të tij të ndihmojë gjithashtu edhe pjesën e qytetit të Tiranës së madhe”, u shpreh Veliaj.

Top Channel