Një shtëpi në fshatin Kullë në Manëz të Durrësit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Policia njofton se rreth orës 11:50 ka rënë zjarr në banesën e shtetasit me iniciale I.Q.

Nuk dihet çfarë e shkaktoi zjarrin. Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Sot me datë 24.09.2021, në orën 11:50 në fshatin Kullë, Manëz, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Q., nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel