Damian Gjiknuri ka mbledhur strukturat e PS Shkodër këtë mëngjes, ku ka prezantuar edhe Edona Bilalin si koordinatore politike.

Gjiknuri është shprehur se PS veç turit që po bën për të prezantuar koordinatorët e qarqeve, PS po kryen edhe analizën elektorale të çdo zone.

“Sot patëm patëm mbledhje me të gjitha strukturat drejtuese të PS në qarkun Shkodër. Prezantuam shoqen tonë Edona, e cila jam i bindur se pavarësisht se është e re me shkathtësinë dhe eksperiencën që ka pasur në fushatë do dijë të harmonizojë interesat dhe promovojë vlerat shkodrane. PS është në një tur jo vetëm për prezantimin e drejtuesve të ri, por ka hyrë në një proces analize elektorale që do t’i shërbejë partisë. Do të bëjë organizimin e  nevojshëm që do t’i shërbejë partisë. Turi është i nevojshëm, e rëndësishme është që kemi frymë fituese”, tha Gjiknuri.

Gazetari: A është gati PS të pranojë reformën territoriale?

“PS dhe Rama e kanë thënë edhe në Kuvend jemi të gatshëm të ulemi të dialogojmë me PD, nuk bëhet me diplomacinë e megafonit apo deklaratat,  por të ulemi në tryezë, ne jemi të gatshëm pavarësisht pikëpamjeve që kemi, të fillojë një dialog nëse ata duan të diskutojnë”, tha ai.

Gazetari: A ka pazar mes Ramës dhe Bashës?

“Nuk dua të hyj në akuzat që kanë ata me njëri tjetrin, PS është e gatshme të dialogojë siç e thash”, tha Gjiknuri.

Top Channel