Përplasja Berisha-Basha/ Bushati: Është personale. Qëllimi, zhdukja e kryedemokratit nga PD

23/09/2021 21:32

Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se përplasja e ish-kryeministrit Sali Berisha me kryedemokratin Lulzim Basha është personale.

Bushati theksoi se Berisha nëse nuk do të ishte nxjerrë nga grupi parlamentar demokrat do ishte ende duke mbështetur Bashën.

“Sali Berisha është futur në një betejë, do e dëgjojmë edhe të përshkallëzohet edhe fjalori i tij drejt Bashës. Është personale. Po mos kishte ndodhur kjo Berishën do e kishe akoma atje duke mbrojtur Bashën. Duhen kuptuar dy gjëra te Berisha, kur u shpall non grata dhe kush përfitoi pas këtij vendimi. U shpall non grata sapo opozita tha se kishte ndodhur masakër zgjedhore. Berisha është goditur vetëm për t’i dhënë frymëmarrje njeriut që bleu zgjedhjet. Besoj se largimi i Bashës është qëllimi. Sot dëgjova Nokën se tha se ne nuk kemi referendum anti-amerikan, por do bëjmë një referendum që të zhdukim Bashën nga PD. Kjo nuk ka më sekret”, tha Bushati.

Top Channel