Drejtuesi i Këshillit të Prokurorëve, Shkëlqim Hajdari ka thënë se kushtetuta e Republikës së Shqipërisë duhet të ndryshohet, duke theksuar se janë ndryshime që shkojnë përtej kodit.

I ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel Hajdari tha se ndryshimet duhet të nisin që aty ku prodhohet vota e mandej për të shkuar deri te qeverisja, Parlamenti dhe Presidenti.

Hajdari: Llalla është vetëm fillimi dhe shpresoj që pas këtij rasti dhe të tjerave që janë në hetim SPAK në Shqipëri do rezultojë histori suksesi.

Kemi vite që mendojmë se çfarë do bëjë Shqipëria me pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ se vendi ynë ka ngelur mbrapa pushtetit gjyqësor dhe janë të pareformuara. Duhet të reformohen nëpërmjet ndryshimeve demokratike, kushtetuese dhe të kodeve përkatëse të ligjeve organike.

Në Shqipëri pushteti i votës, përfaqësimit, delegimit të sovranitetit të popullit shqiptar tek përfaqësuesit e tij që janë deputetë dhe disa bëhen ministra dhe më pas disa mbesin deputetë në pozitë për të kontrolluar këta që janë ministra, vuan, lëngon dhe ka nevojë për ndryshime thellësisht demokratike.

E kam fjalën për ndryshime përtej kodit. Të fillojmë aty ku prodhohet vota opër të shkuar deri te qeverisja, parlamenti dhe Presidenti.

Duhet të marrim masa që vota të jetë e drejtpërdrejtë e çdo qytetari dhe kjo rregullohet që ne të bëjmë listat të jenë 100% të hapura për ato forca që e duan të hapur dhe ato që nuk e duan të hapur ta mbajnë 1/3 të mbyllur.

Votimi elektronik është histori suksesi dhe nuk ka asnjë pengesë që zgjedhjet e pushtetit vendor të bëhen në këtë formë. Në BE do shkosh që rezultatin e votimit ta nxjerrësh për 15 minuta, identifikim, votim, numërim, certifikim elektronik. Depolitizojmë komisionet e numërimit.

Ndërtimi i punës për votimin e shqiptarëve me banim të përkohshëm jashtë vendit.

Shqipëria ka nevojë të rregullojë numrin e zonave zgjedhore, nuk mundet dot që Shqipëria të votojë në 12 qarqe ku vota e qytetarëve të Kuksit nuk përkthehet në numër mandatesh për numër popullsie votuesish të Tiranës. Shqipëria mund të shkojë me 4 zona zgjedhore që përafrojnë numrin e votuesve me numrin e mandateve, ngushtohen hapësirat e përfaqësuesve të krimit të organizuar në politikë dhe mundet që numri i përgjithshëm i deputeteve nga 140 mund të bihet dakord të shkojë në 100.

Partitë duhet të marrin parasysh deputetët që të forcojnë mundësinë e mospërfshirjes së parave të pista në zgjedhje.

Mocioni i besimit dhe mosbesimit me ndryshimet kushtetuese të 2008 u bë në atë formë që si opozitë opozita mos të ketë mundësi të mos rrëzojë një qeveri. Ne duhet të ndryshojmë si mocionin e besimit dhe atë të mosbesimit që realisht në Shqipëri të jetë në kontroll parlamentar.

Kushtetua do preket një herë me kushtin që të gjithë këto ndryshime dhe përfshirë edhe zgjedhjen e presidentit nga populli me ato dokumente që janë thënë pafund se çfarë të mire ka zgjedhja e presidentit nga popullit të bëhen transparente, të bëhen diskutimet e duhura dhe të shohin modelet më të mira të BE-së që kanë më mirë se Shqipëria ndarjen dhe balancimin e 3 pushteteve.

Top Channel