Taulant Balla është shprehur pas seancës së Kuvendit të mbajtur ditën e sotme se deputetët duhet të vaksinohen të gjithë.

Ai tha se ka propozuar në kuvend vaksinimin e detyrueshëm të deputetëve, ndërsa seancat do të zhvillohen online dhe fizikisht.

Mbledhjet e komisionit do të zhvillohen online, sipas tij.

“Si e tillë mendoj që opozita të gjejë arsye të tjera për tu shqetësuar, jo këtë. Në momentin e shqyrtimit të buxhetit të shtetit, mbledhja do jetë sipas formatit tradicional, nëse do të ketë seancë dëgjimore do jetë në sallën e byrosë. Në një punë normale sikurse zhvillohet në parlamentin evropian. Vaksinimi i detyrueshëm i të gjithë deputetëve, afati është përcaktim që e bëjnë ekspertët, ky është një mesazh që jep kuvendi i Shqipërisë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen”, tha Balla.

 

Top Channel