Vëllai i Babis Anagnostopulos thyen heshtjen, tregon nëse ka bashkëpunuar në vrasjen e 20-vjeçares, Caroline

22/09/2021 18:43

Vëllai i pilotit 34-vjeçar, Babi Anagnostopoulos, ka folur për herë të parë për vrasjen e 20-vjeçares, Caroline që tronditi të gjithë opinionin publik në Greqi, por jo vetëm. Në një intervistë për “Mega”, mohon çdo përfshirje në vrasjen e Caroline.  

Përfshirja ime në krim nuk po hetohet. Kurrë nuk jam thirrur nga GADA, apo të jem mbajtur në paraburgim. Unë kërkova dhe mora një dokument nga GADA ku thuhej, me nënshkrime zyrtare, se nuk më kanë thirrur kurrë. Kështu që unë kam në dorë këtë dokument, i cili nuk është vetëm fjala ime kundër dikujt tjetër, por është një dokument zyrtar”, tha vëllai i autorit të vrasjes së Caroline.

Në deklaratën e tij, vëllai i Babis Anagnostopoulos ka folur për kthesën e tmerrshme që kanë marrë ngjarjet pas vrasjes. Deri sa u zbulua identiteti i vrasësit të vërtetë, ai dhe e gjithë familja e tij ishin pranë pilotit 34-vjeçar.

Ai thotë se e kanë mbrojtur edhe nga mediat, të cilët me raportimet e tyre lanë gjurmë tek Babis.

“Askush nga ne nuk mendoi se ai mund ta kishte bërë vrasjen. Është shumë e vështirë për të gjithë. Nuk e mendonim se e kishte bërë ai, deri në momentin që u arrestua, ne po mendonim dhe thoshim për mediat ‘çfarë marrëzish po shkruajnë dhe pse?’ Ai ka dramën e tij dhe duhet të merret edhe me të. Askush nga ne nuk e priste. Jo vetëm unë”, tha vëllai i tij.

“Nuk e kam vizituar Babin në burg”

30-vjeçari ishte pranë vëllait të tij si ditën e funeralit ashtu edhe ditën e shërbimit përkujtimor të Caroline. Në fakt, siç thotë ai, nuk e ka parë më Babis pas arrestimit.

“Unë nuk kam asnjë përfshirje në këtë krim. Mora vesh se vëllai im është vrasësi kur isha në Alonissos, në ditën kur u mor nga policia me helikopter dhe u arrestua. E mësova nga postimet. Pozicioni im është i vështirë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa është në burg, unë nuk e kam vizituar Babisin. Nuk e kam parë fare”, nënvizon ai.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel