Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen e 5 personave, të cilët u arrestuan në muajin maj të këtij viti për abuzim seksual me dhunë me një vajzë 15-vjeçare në në fshatin Tarazh të Mirditës

Ndaj Artan Kaçorrit, Albert Mollës, Ermal Tarazhit, Nikë Lleshit dhe 17-vjeçarit me iniciale A.GJ të cilët vijojnë të jenë me masën e sigurisë “Arrest në burg” është ngritur akuza “Marrëdhënie seksuale me të ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” e kryer në bashkëpunim.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe A.Gj u arrestuan në muajin maj nga policia, pas denoncimit të një vajze 15-vjeçare e cila pretendonte se përmes shantazhit është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Personi i parë që ka abuzuar me të miturën është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të.

Autorët që përdhunuan të miturën

Kaçorri edhe pse i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilët më pas ua ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryejë marrëdhënie seksuale me to në mënyrë të përsëritur.

Pas disa kohesh shqetësimin e vajzës kishin arritur ta kuptojnë edhe familjaret e saj, ndërsa përballë kërcënimeve të vazhdueshme, e mitura më në fund kishte vendosur të rrëfejë çfarë kishte ndodhur.

Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik dhe u shoqërua me protesta në disa qytete të vendit.

Top Channel