Në fund të seancës së kuvendit 12 orë të gjatë, u votua qeveria ‘Rama tre’.

Në orën 6 të mëngjesit u shpall edhe rezultati final, socialistët bashkë me socialdemokratët dhanë 77 vota për qeverinë, opozita 52 vota kundër, një abstenim dhe 9 nuk morën pjesë.

Qeveria ‘Rama tre; është votuar në orën 6 të të mëngjesit të kësaj të premteje

Socialistët morën 74 votat e tyre dhe tre votat e socialdemokratëve të Tom Doshit. Ndërsa opozita kishte 52 vota kundër, një abstenim dhe 9 deputetë nuk qëndruan aq gjatë në sallën e kuvendit ku debatet dhe diskutimet vijuan gjithë natën.

Kryeministri Rama ishte ndër të fundit që foli para deputetëve për tju përgjigjur opozitës, por këta të fundit me Bashën në krye braktisën sallën duke e lënë kryeministrin që të fliste vetëm me deputetët e tij.

Tani është radha e betimit para presidentit. Por sot ilir meta që në mëngjes ishte në qytetin e Korçës për një aktivitet për krimet e komunizmit

Top Channel