Qeveria shqiptare ka përfshirë në programin e vaksinimit edhe shtetasit afgan të strehuar në vendin tonë.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu thotë se paraditen e kësaj të premteje, në Shëngjin, Lezhë e Durrës ka mbërritur një ekip për të vaksinuar të gjithë personat madhor strehuar atje.

Fotot e siguruara nga Top Channel tregojnë momente nga vaksinimi. Nga 644 qytetarë afganë mbërritur në Shqipëri në Shëngjin janë strehuar 435 prej tyre.

Një prej qytetarëve afgan të vaksinuar i tha Top Channel se ishte shumë falenderues qeverisë për vaksinim duke shtuar se ky është një tjetër hap për në të jetuarit të sigurt.

Gjithë të ardhurit afganë në Shqipëri menjëherë sapo kanë mbërritur i janë nënshtruar testeve për Covid 19.

Top Channel