Kim takim me 15 prokurorët e SPAK: Ndjekje penale për këdo që dëmton shqiptarët dhe pasurohet përmes krimit e korrupsionit

17/09/2021 10:05

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me 15 prokurorët e SPAK.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, shkruan mes të tjerash ambasada.

Në mesazhin e saj, ambasada amerikane paralajmëron se 28 hetuesit e BKH do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, thuhet në postimin e plotë të Ambasadës.

Top Channel